Ish-partneri i Lediona Xheladinajt, Jurgen Xoxa, ka folur sot (e hënë) në ‘Shqipëria LIVE’, ku ka sqaruar të gjithë situatën.
Ai tha se vajza nuk pranon që ta takojë, por shtoi se në fakt, ajo viziton prindërit e tij.
“Vajza nuk më takon në momentin që unë krijova një lidhje të re. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Ajo shkon tek prindërit e mi, por nuk do të më takojë mua. Më parë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, vajzën e mbaja unë kur Ledjona ishte në punë. Kishim marrëdhënie shumë të mira dhe me Ledjonën para se unë të lidhesha me dikë tjetër. Nuk e di nëse e ka fajin Ledjona për këtë gjë”, u shpreh ai.
I njëjti theksoi: “Unë e kam pyetur Ledjonën pse nuk më afrohet vajza, por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duan që t’ia prishin se se kanë mbesë, nuk duan që ajo të mërzitet”.
“Kur unë bëra komentin, më shkruajti dhe më tha që më thoshin gjëra në shkollë. Ia shpjegova se isha shumë i revoltuar. Jam munduar ta afroj vajzën, doja që t’i organizoja festë për ditëlindje por ajo nuk erdhi. Ndarja ime me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim sepse ashtu erdhën ngjarjet. Nuk kishte lidhje me asgjë, as dhunë, as ofendime. Atë koment e bëra në gjendje të rënduar, isha i revoltuar. I kam kërkuar falje vajzës për atë që bëra”, vazhdoi mes tjerash ish-partneri i banores së Big Brother VIP Albania 3.
Jurgen hodhi poshtë gjithashtu aludimet se ka dhunuar vjehrrin e tij dhe Ledjonën, pasi sipas tij për këtë do të kishte ndonjë denoncim. /Telegrafi/