Heidi Baci ka qenë banorja e katërt që u eliminua nga Big Brother në natën finale të këtij edicioni.
Pas Meriton Mjekiqit, ajo la përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Megjithatë, bukuroshja e rritur në Itali u shpreh e lumtur për këtë eksperiencë dhe se në këtë format gjeti edhe dashurinë.
Pas eliminimit, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër me gazetarin Ronaldo Sharka.
E pyetur nëse ditën e djeshme do të flinte me Romeon, ajo u vë në siklet në një moment.
“Sonte do flesh me Romeon”, ka qenë pyetja që iu drejtua.
Biondja me të qeshura u përgjigj: “Jo s’bëj këto gjëra kështu direkt, ça thoni ju”.
Në këtë edicion fituese u shpall Egla Ceno. /Telegrafi/