Telegrafi

Fjalimi i Ramës në OKB për Kosovën – Çitaku kritika ndaj Osmanit, Kurtit dhe Gërvalles

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla  për siç shprehet Çitaku heshtjen e tyre karshi  fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.

Çitaku përmes një postimi ka shkruar se urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.  Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”,ka shkruar Çitaku.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Rama gjithashtu foli edhe për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale. Kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar dështim këtë raport, pasi sipas tij nuk jepej asnjë provë për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa shtoi se ky raport njollos një vend.

Rama i ka kërkuar Asamblesë që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport të ri. /Telegrafi/