Biseda me Ronald Koemanin duket ta ketë nxitur kërkesën e Lionel Messit për largim nga Barcelona, pasi trajneri citohet t’i ketë thënë se privilegjet kanë marrë fund.
Sipas të përditshmes argjentinase Ole dhe transmetimit nga AS, fjalët e holandezit e kishin nxitur superyllin që t’i dërgonte klubit një faks, përmes të cilit kërkonte ndërprerjen e kontratës në Camp Nou.
“Privilegjet në skuadër kanë marrë fund. Unë do të qëndroj i palëkundur, duhet të mendosh për skuadrën”, citohet të ketë thënë Koeman në bashkëbisedimin me Messin.
Associated Press ka konfirmuar se lojtari më i mirë në histori të Barcës e ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.
33-vjeçari ka pasur një klauzolë të veçantë që ia mundësonte largimin në fund të secilit sezon nëse ai kërkon diçka të tillë, mirëpo klauzola ka qenë valide deri më 10 qershor dhe tashmë ka skaduar.
Sulmuesi argjentinas ka edhe një vit kontratë me Barcelonës dhe nëse Blaugranët nuk e shesin këtë verë, ai mund të largohet me parametrat zero në verën e ardhshme. /Telegrafi/