Mediat spanjolle kanë dhënë tashmë një version për të cilin thonë se çoi deri në prishjen apo dështimin e marrëveshjes mes klubit të Barcelonës dhe yllit argjentinas Lionel Messi.
Kapitullit të Messit me Barcelonës tashmë i ka ardhur fundi, pasi të enjten u njoftua se rinovimi i kontratës është i pamundur shkaku i situatës financiare.
Messi po afrohet më shumë për të gjetur një marrëveshje me Paris Saint-Germain pas largimit nga Camp Nou, dhe detajet e asaj që shkoi keq vazhdojnë të dalin.
Pavarësisht se një marrëveshje është arritur mes Messit dhe klubit për disa javë, dhe zgjatja e kontratës së tij dukej e nënshkruar, klubi katalunas konfirmoi të enjten se ai nuk do të vazhdonte me ta në sezonin 2021/22.
Tani, mediumit El Chiringuito raporton disa detaje se ku shkuan gjërat keq dhe pse marrëveshja dështoi.
Rafael Yuste did not ask for another cut from Jorge Messi, but there were some bad things in the conversation. Leo's transfer is closed, but we will hear more details in the near future about the day the negotiations exploded. #FCB 🔴
— Shay Lugassi (@Shlugassi) August 6, 2021
Sipas tyre, Leo dhe Jorge Messi – babai dhe agjenti i lojtarit, mbërritën në Barcelonë me qëllim të nënshkrimit të rinovimit të tij, për të cilin ai kishte rënë dakord të merrte një ulje page prej 40 për qind.
Megjithatë, kur mbërritën dhe u takuan me klubin, kishte një befasi tjetër që i priste. Barcelona kërkoi sakrifica të tjera nga ana e Messit dhe donte që ai të ulte pagën e tij me 70 për qind, jo 40 për qind sa ishte rënë dakord.
A 70% pay cut and a Jorge Messi's fury. 😤https://t.co/fCpgWaNUcb
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) August 7, 2021
Kjo thuhet se e la babain e lojtarit, Jorge Messin të frustruar dhe ai nuk u përmbajt në fjalët e tij ndaj drejtuesit Rafael Yuste.
“Po talleni?”, ishin fjalët e para me shpërthim nga ana e Jorge.
“Nuk bëhet fjalë për paratë, sepse djali im tashmë bëri një përpjekje për të ulur pagën e tij. Ne kemi negociuar për dy muaj dhe po e zyrtarizojmë rinovimin nesër [të premten]”.
“A po e bën këtë me ne? Nuk e prisja këtë nga ti”, përfundoi babai i Messit.
Megjithatë, saga vazhdoi. Joan Laporta ishte i dyti me gishtin drejtuar nga babai i Messit. Zemërimi i Jorges po përhapej dhe ai akuzoi presidentin e Barcelonës se e përdori Messin për të fituar zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/