Triumfuesit e spektaklit “X Factor Albania”, i cili prodhon talent të rinj në fushën e muzikës, kanë nisur një rrugë të gjatë dhe të egër në muzikë, por me sa duket disa prej tyre nuk po ia dalin mbanë.
Sheila Haxhiraj, fituesja e edicionit të parë të “X Factor Albania”, pas disa këngëve të suksesshme do të rikthehet pas një pauze të shkurtër. Ajo pritet të vijë me një këngë solo dhe më pas me një bashkëpunim, transmeton paparazzi.
Arilena Ara, fituese e edicionit të dytë, e cila ka pasur publicitetin më të madh nga ana e produksionit nga të gjithë fituesit, pothuajse i ka humbur tregut muzikorë. Pas dy këngëve të cilat nuk rezultuan ndonjë sukses të madh ajo nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri.
Ka më shumë se një vit që ka paralajmëruar se është në përgatitje të këngës për babanë e saj, të titulluar “Vegim”, por kënga si duket nuk do të dalë as këtë verë.
Ergi Dini është fituesi i edicionit të tretë dhe së fundmi ai ka sjellë këngën e tij më të re me të cilën ka arritur një sukses të madh. Kënga është pëlqyer nga publiku dhe këngëtari ka arritur mbështetjen e publikut shqiptar. /Telegrafi/