Telegrafi

Fituesit dhe humbësit pas lamtumirës së Ole Gunnar Solskjaer

Tani që lamtumira e Ole Gunnar Solskjaer me United është zyrtare, situata për disa lojtarë mund të ndryshojë.

Donny Van de Beek, Edinson Cavani, Jadon Sancho dhe Eric Bailly mund ta shohin shkarkimin e norvegjezit si një mundësi për të shkëlqyer dhe për t’i treguar menaxherit të ri se mund t’u besohet.

Lexo po ashtu I pikëlluar me shkarkimin, por Solskjaer nuk ngurroi të dilte nga makina dhe ta përqafonte tifozin e Unitedit

Përkundrazi, Mason Greenwood, Cristiano Ronaldo dhe Fred do të ishin në polin e kundërt , siç raportohet në ‘Daily Mail’, pasi ata ishin ‘sytë e djathtë’ të Solskjaer dhe pa të, e ardhmja e tyre mund të mjegullohej.

Tre lojtarët e fundit luanin rregullisht nën urdhrat e norvegjezit dhe me trajnerin e ri kjo situatë mund të ndryshojë, mund të bëhet një përjashtim te CR7.

Lexo po ashtu “A është sot dita e gënjeshtrave?” – Luis Enrique reagon ndaj lajmeve që e lidhin atë me Manchester Unitedin

Zinedine Zidane është favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës edhe pse rivalizohet nga Erik ten Hag i Ajaxit.

Gjatë kësaj jave pritet të ketë lëvizje më zyrtare nga Unitedi, derisa Michael Carrick është si zëvendësues i përkohshëm. /Telegrafi/