Site icon Telegrafi

Fitore demoluese e Barcelonës në udhëtim te Sociedadi

Barcelona ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat të thellë 6-1 në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Goli i parë i Blaugranasve erdhi në minutën e 37-të, kur Antoine Griezmann shënoi me lehtësi në mbrojtjen e vendasve.

Epërsia e skuadrës katalunase u dyfishua nga një asistim i Lionel Messit për Sergino Dest në minutën e 43-të.

Në 45 minutat e dytë, sërish Dest (53’) ishte në listën e realizatorëve, duke shënuar kështu për 3-0.

Nuk kishte se si të mungonte edhe ylli argjentinas që shënoi tre minutat më pas nga një asistim i Sergio Busquetsit.

Ouseman Dembele ishte i pafat në minutën e 67-të, pasi VAR anuloi golin e tij për pozitë jashtë loje.

Mirëpo, francezi nuk u dëshpërua dhe realizoi gol në këtë takim në minutën e 71-të.

Sociedadi u ngushëllua me një gol të vetëm i cili erdhi nga Barrentxea Muguruza (77’).

Kur u menduar se po përfundonte vuajtja e vendasve, edhe një herë u paraqit gjashtë herë fituesi i Topit të Artë për të shënuar për 6-1 në minutën e 89-të.

Pas javës së 28-të, Barcelona vazhdon të jetë në vendin e dytë me 62 pikë, katër më pak se lideri, Atletico Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version