Site icon Telegrafi

Fitojnë Liverpooli, Chelsea dhe Man United – kush ka siguruar Evropën dhe kush ende jo

Ka përfunduar sezonin 2023/24 në Ligën Premier, me Manchester Cityn që u shpall kampion për herë të katërt radhazi.

Citizens triumfuan 3-1 në shtëpi ndaj West Ham United, duke e vulosur kështu garën për titull në elitën e futbollit anglez, derisa Arsenali me fitoren 2-1 ndaj Evertonin vetëm mbanë pozicion e dytë.

Në ndeshjet që u zhvilluan në të njëjtin orar sollën shumë gola, ndërsa Liverpooli e mbylli sezonin duke triumfuar 2-0 në Anfield ndaj Ëolverhapmtonit me golat e Alexis Mac Allister (34’) dhe Josh Quansah (40’).

Lexo po ashtu Manchester City shkruan historinë, kampion për herë të katërt me radhë

Fitore mori edhe Chelsea, që mposhti Bournemouthin 2-1 në Stamford Bridge, ndërsa realizuesit për Blutë ishin Moises Caicedo dhe Raheem Sterling, ndërsa për kundërshtarët ishte një autogol nga Benoit Badiashile.

Edhe Manchester United ia doli të fitonte në udhëtim te Brightoni me rezultat 2-0, ndërsa golat i shënuar Diogo Dalot në minutën e 73-të dhe Rasmus Hojhlund në të 88-në.

Tottenhami po ashtu fitoi në udhëtim te Sheffield United, kur Dejan Kulusevski me dy dhe Pedro Porror me një – vulosën fitoren 3-0.

Lexo po ashtu Arsenali e mbyll me fitore, por mbetet i dyti në Ligën Premier për të dytin vit me radhë

Manchester City i shpallur kampion me 91 pikë, ndërsa Arsenali, Liverpooli dhe Aston Villa do të luajnë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25.

Tottenhami ka siguruar Ligën e Evropës, derisa Chelsea nuk e di ende se a do t’u bashkohet Spurs, apo do të luajnë në Ligën e Konferencës dhe kjo varet se çfarë do të ndodhë në FA Cup.

Nëse Citizens fitojnë FA Cup-n, atëherë Blutë luajnë në garën e dytë më të madhe në Evropë, por nëse Djajtë e Kuq mposhtin në final kampionin e Ligës Premier, atëherë këta të fundit shkojnë në Ligën e Evropës, ndërsa Chelsa në atë të konferencës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version