Emri i Adama Traore fillimisht në media ishte lakuar për fizikun e tij sa ishte pjesë e Barcelonës dhe se shikohej si një futbollist me të ardhme të madhe.
Por, pasi spanjolli ishte një talent në rritje dhe kishte nevojë për sa më shumë minuta në fushë, ai u largua nga Barça për t’iu bashkuar skuadrës angleze, Middlesbrough.
Sulmuesi bëri një tjetër ndryshim në karrierën e tij, në verën e 2018 iu bashkua Wolverhampton Wanderers. Por, deri më tani kjo lëvizje nuk ka dal të jetë e menduar mirë pasi në 15 paraqitje, 11-të i ka nga banka rezervë.
Traore njihet për shpejtësinë e tij, ai është lojtari më i shpejtë në FIFA 19 (video lojë) dhe me këtë rast kishte thënë: “Padyshim që Bolt do të më mposhte në një garë 100 metërshe në pistën e vrapimit. Por, në bari, në 30 metra me top në këmbë? Do të fitoja garën çdo herë”.
Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo deklaratë e 22-vjeçarit, tani ajo është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Shumë tifozë kanë filluar ta shpërndajnë pasi në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Wolves, Traore humbi një duel vrapimi me mbrojtësin shtatlartë të Reds, Virgil van Dijk.
Komentet e tifozëve në rrjetet sociale kryesisht kanë qenë në formë të shakasë, duke thënë se si Traore ka menduar të triumfonte ndaj Boltit, ku fillimisht nuk e arriti ndaj yllit holandez të LFC-së. /Telegrafi/