Site icon Telegrafi

Firmino ka klauzolë largimi 96 milionëshe, por kjo nuk vlen për Arsenalin

Duket se raportet mes Liverpoolit dhe Arsenalit nuk janë edhe aq të mira jashtë fushës.

Sipas Football Leaks, ylli i Reds Roberto Firmino ka një klauzolë largimi prej 96 milionë eurosh.

Por, sipas burimit të lartpërmendur këtë shifër mund të paguajnë të gjitha klubet në botë, përveç Arsenalit, pra Topçinjtë nuk kanë mundësi ta blejnë brazilianin edhe po të duan.

Lexo po ashtu Bonusi bizar i Balotellit te Liverpooli: Do të përfitonte një milion funte në vit nëse nuk pështynte, nuk shante apo nuk bënte sjellje të dhunshme!

E gjitha kjo besohet se është hakmarrje pas talljes që klubi londinez i kishte bërë Liverpoolit në vitin 2013 me rastin e Luis Suarez.

Për ata që kanë harruar Arsenali kishte bërë dy oferta zyrtare në atë kohë për sulmuesin uruguaian, e para ishte 47 milionë euro, ndërsa e dyta 47.000.001 euro.

Pra Topçinjtë ofertën e dytë e kishin rritur për një euro dhe kjo e kishte acaruar shumë Reds, të cilët tashmë i përgjigjen me klauzolën e Firminos. /Telegrafi/

 

Exit mobile version