Site icon Telegrafi

Fiorentina pranon ulje çmimi, Valero shumë afër Interit

Fiorentina thuhet se është gati të pranojë një ofertë prej shtatë milionë eurove nga Interi për mesfushorin Borja Valero.

Veterani spanjoll ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Luciano Spallettit, edhe kur trajneri ishte ende në stolin e Romës.

Lexo po ashtu Interi edhe zyrtarisht kërkon Valeron

Sipas Sky Sport Italia, pas disa ditësh negociatash, Viola janë të gatshëm të pranojnë një zbritje për çmimin e kërkuar prej 10 milionë eurosh.

Kostoja e operacionit besohet se do të përfundoj për shumën rreth shtatë milion.

Lexo po ashtu “Valero mund të jetë Pirlo i Interit”

Kjo do të thotë se marrëveshja mund të përfundojë të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

32-vjeçari ka qenë në Firence që nga vera e vitit 2012 dhe ishte nën kontratë deri në qershor të 2019.

Këtë sezon, Borja Valero kontribuoi me dy gola dhe 10 asistime në 40 ndeshje konkurse. /Telegrafi/

Exit mobile version