Telegrafi

Finalistët e Big Brother VIP Albania festuan mbrëmjen e fundit në shtëpinë e famshme

Big Brother VIP Albania është drejtë fundit dhe nata finale është sonte (e shtunë) kur edhe do të shpallet fituesi i çmimit të madh.

Por, para kësaj katër finalistët Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Deamishel Hoxha dhe Krist Aliaj mbrëmë festuan natën e fundit në BBVA.

Ata festuan për disa orë duke kënduar dhe vallëzuar së bashku nën ritmet e muzikë teksa nuk mungonte këndimi live i Luizit herë pas here duke nxitur edhe banorët e tjerë të bënin të njëjtën gjë.

Ndërkohë, rrugëtimi i Luizit, Deamishelit dhe Kristi po përfundon pas 134 ditësh brenda shtëpisë teksa Efi ishte në mesin e banorëve që u rikthye në BBVA pas disa javësh nga eliminimi i parë.

Nata finale pritet të ketë shumë befasi për të katër finalistët, por një e madhe e pret Luizin, i cili sonte gjithashtu do të kurorëzojnë dhe zyrtarisht dashurinë me Kiarën.

Lexo po ashtu Puthje dhe ledhatime, Kristi nuk përmbahet me valltaren gjatë festës së beqarisë së Luizit

Çifti më i përfolur i momentit që u lidhën brenda BBVA pritet të martohen gjatë spektaklit. /Telegrafi/