Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mbledhja e kryesisë, e cila po udhëhiqet nga kryetari Isa Mustafa.
Sipas njoftimit në kryesi do të diskutohen tri pika të rendit të ditës. Një ndër to është edhe informimi mbi ecurinë e bisedave me Lëvizjen Vetëvendosje, me partinë të cilën dje janë përmbyllur ciklet e takimeve të përbashkëta për një koalicion të mundshëm.
Ndryshe dy partitë që kanë kanë dal të parat, Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë të zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 deputetë tashmë kanë mbajtur gjashtë takime për të përafruar programin qeverisës të udhëhequr nga këto dy subjekte politike.
Ndërsa mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes.
“Kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona. Ne jemi të gatshëm për tri ditë që në mënyrë te draftuar këtë marrëveshje ta dorëzojmë të kryetarët e partive, të cilët do të ulen për të formalizuar këtë marrëveshje”, ka thënë Adullah Hoti./Telegrafi/