Telegrafi

Fillon shitja e fanellave me emrin Pjanicit në dyqanin e Barcelonës – mesfushori pritet që me fillim të javës së ardhshme t’i kompletojë testet mjekësore

Tashmë është raportuar në mediat spanjolle dhe ato italiane se marrëveshja mes Barcelonës dhe Juventusit për shkëmbimin e Arthur Melos me Miralem Pjanicin ka përfunduar.

Mesfushori boshnjak është pajtuar që të kalojë në Camp Nou, derisa ai brazilian ishte bindur me vështirësi.

Juventusi do t’i paguajë dhjetë milionë euro më tepër për t’i marrë shërbimet e Melos dhe marrëveshja pritet të mbyllet me fillim të javës së ardhshme.

Foto: Mundo Deportivo

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Pjanic do të udhëtojë të hënën në Spanjë për t’i kompletuar testet mjekësore te Barcelona.

Boshnjaku do t’i bashkohet kampionit të La Ligas vetëm pas përfundimit të këtij sezonit, e që i bije se ai dop të jetë i pranishëm në fund të muajit gusht në Camp Nou.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Arthur Melon, që edhe pse kundërshtoi në largimin nga Barcelona, më në fund do të kalojë te torinezët. /Telegrafi/