Një vajzë e re në New Delhi të Indisë ka shpëtuar mrekullisht, edhe pse është goditur nga një veturë dhe ka rënë nga ura më fytyrë në asfalt.
Vajza e identifikuar si Sapnja rreth të 20-ve, ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore edhe pse ra nga gjashtë metra lartësi në asfalt, transmeton Telegrafi.
Sapna po voziste motoçikletën me mikeshat, kur që të tria u goditën nga një veturë. Por, nga goditja e fuqishme dy mikeshat e saj përfunduan të përplasura në rrethojën mbrojtëse të urës, kurse ajo ra nga ura gjashtë metra e lartë dhe përfundoi me fytyrë në asfalt.
Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike, kanë kapur momentin kur vajza bie nga ura dhe përfundon pa ndjenja në asfalt.
Por, edhe pse në shikim të parë dukej se ajo nuk ka pasur gjasa të shpëtojë, mjekët kanë bërë të ditur se treshja kanë pësuar vetëm lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/