Telegrafi

Figo: Icardi mund të jetë yll te Real Madridi

Mauro Icardi (Getty Images)

Legjenda e Real Madridit dhe Interit, Luis Figo ka thënë se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i aftë të transferohet dhe të luajë tek gjigantët spanjollë.

Icardi ka shënuar më shumë se 30 gola këtë sezon në të gjitha garat për Nerazzurrët.

Forma e tij e lartë dhe golat nga të gjitha pozitat kanë bërë që Icardi të bëhet njëri nga sulmuesit kryesorë në botë.

Lexo po ashtu PSG përgatit ofertë për Icardin, gati edhe Reali  

Këto paraqitje kanë bërë që kapiteni i Interit të jetë shumë i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, ku Reali thuhet të jenë më të interesuarit.

Icardi njihet si shënues i lindur (Getty Images)

Argjentinasi ishte gati të bashkohej me Realin në muajin janar, por thuhet se trajneri Zinedine Zidane ka bllokuar marrëveshjen mes kërkesave që dëshironte të mbronte Karim Benzeman.

Megjithatë, ish-mesfushori portugez i Mbretërve, Figo, nuk do të habitej nëse Reali përpiqet përsëri ta transferojë këtë verë.

Lexo po ashtu Wanda është në listën e zezë të Realit, klubi spanjoll nuk dëshiron të negociojë me të për Icardin

“A është i gatshëm të luajë për Real Madridin? Lojtarët e mëdhenj si ai përshtaten me çdo situatë, ata kanë cilësi për të luajtur në çdo ekip”.

“Më shumë se vullneti i lojtarit, do të varet nga situata financiare e Interit”, përfundoi ish-fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/