Telegrafi

Fifi, Yll Limani dhe Fatjon Miftari realizojnë këngën e Qipros në Eurovision 2022

Sukseset e artistëve shqiptarë po vazhdojnë të kenë shtrirje edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Së fundmi u bë e ditur se këngëtarët Ylli Limani dhe Fifi kanë krijuar melodinë e këngës së Qipros në “Eurovision 2022”.

Këtë e ka bërë të ditur vet Limani në një postim të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Yll Limani (Foto: Instagram)

“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në Eurovision 2022, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës evropiane”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, tha më tej Ylli.

Yll Limani (Foto: Instagram)

Kënga ndërkohë mban titullin “Ela” nën interpretimin e Andromachi që tani është publikuar edhe në YouTube.

Theksojmë që festivali evropian i këngës këtë vit do të mbahet më 10 ,12 dhe14 maj në Torino të Italisë. /Telegrafi/