Mbrëmë (e premte) u mbajt emisioni i dytë i post Big Brother VIP me shumë prej ish-banorëve të ftuar për të diskutuar për situata e ndryshme dhe rrugëtimin tyre në shtëpinë e famshme.
Një prej temave që u diskutua ishte edhe momenti kur këngëtarja, Fifi kishte humbur ndjenjat gjatë transmetimit live në një nga spektaklet e BB VIP, madje kjo u rikujtua edhe me pamje të shkëputura nga ai moment.
Por, debatin rreth kësaj situata, këngëtarja nga Ferizaj ka refuzuar ta komentoi, madje ajo tha se nuk ndjehej mirë dhe vendosi të largohet nga studio.
Një sqarim për gjithë këtë, Fifi bëri edhe në një postim në InstaStory, teksa sqaroi edhe arsyet pse vendosi ta linte studion.
“Sqarim për të gjithë që flisni kot. Nuk dola nga studio pse nuk e përballova debatin. Dola nga studio se për herë të parë e pashë videon me xhirim të ngadalësuar kur më ka rënë të fikët. Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dal dhe nuk po merresha me të. Sa i përket a e përballoj a jo…për debat krejt në kuka i mbaj as problem se kam…por nuk ia vlen më shumë se aq me ju dhënë vëmendje njerëzve që t’i përmendin të mirat që i bëjnë”, ka shkruar Fifi në status.
“P.s. mbase do ishte më mirë mos të transmetohej ajo pjese, jo për gjë po edhe unë jam njeri.. edhe unë kam familje.. mbase nuk është as etike dhe mirë për mua pavarësisht që më ka ndodhë si episod. Po flasë si njeri me ndjenja përtej çdo gjëje”, ka vazhduar tutje këngëtarja.
Ndërkohë, edhe partneri i saj, Adis Patushi ka bërë një postim në mbështetje të këngëtare, bashkangjitur me një imazh ku shihet përkrah saj.
“Sado e fortë të jetë era, malet kurrë nuk do tunden”, ka shkruar i dashuri i ri i këngëtares në mbishkrim. /Telegrafi/