Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP pas 50 ditësh izolimi.
Ajo u tregoi banorëve se ka nevojë të punojë më shumë me veten dhe se kjo është arsyeja e largimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Me të dalë nga Big Brother VIP, ajo është mirëpritur nga shoqëria e saj e ngushtë, të cilët e kanë vizituar menjëherë dhe kanë publikuar imazhe të ndryshme me të në rrjetet sociale.
Ka qenë balerini Gracioni Tagani, ai i cili fillimisht publikoi një video të Fifit, ku këngëtarja e famshme shihej e lumtur në apartamentin e saj, teksa hidhej nga gëzimi.
Më pas, shoqja tjetër e saj, Argjira, ka hedhur gjithashtu në InstaStory një video të sajën, ku shihet teksa lexon në telefonin e saj.
“Fifi është në shtëpi”, ka shkruar mikesha e saj në mbishkrimin e imazhit.
Këngëtarja e hitit “Marova” përndryshe ka qenë e nominuar këtë javë për të dalë nga shtëpia, së bashku me banoret Semi Japuaj dhe Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/