Site icon Telegrafi

Fifi shfaqet me shumë stil në imazhet e reja nga New Yorku

Fifi është padyshim një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.

Filloreta Raçi (emri i plotë) krahas angazhimeve të shumta me koncerte në vende të ndryshme, gjen kohë që herë pas herë të sjell imazhe për fansat në Instagram.

Edhe së fundmi, Fifi e cila aktualisht gjendet në New York për mbrëmjet e radhës muzikore për bashkatdhetarët atje ka publikuar disa foto të reja.

Foto: Fifi/Instagram

Krijuesja e hitit “Diell” ka pozuar e veshur e një fustan të zi me dekolte të carë i cili kishte një zinxhir ari të lëshuar mbi supe dhe rreth belit.

Dukjen e saj, këngëtarja nga Ferizaj e përshtati me gete dhe çizme gjithashtu të zezë teksa shihet me makijazh të theksuar.

Foto: Fifi/Instagram

“E lindur për këtë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve ku pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtarja tashmë ka nisur paralajmërimin e këngës së re “Trauma” që pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/ 

Exit mobile version