Telegrafi

Fifi shfaqet në formë të mirë dhe me shumë stil teksa tregon barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja e njohur, Fifi ka përmbyll një vit jashtëzakonisht të suksesshëm.

Krahas karrierës de angazhimeve profesionale, artistja pak javë më parë zbuloi se po bëhet nënë për herë të parë.

Dhe që kur ndau lajmin me fansat ka sjellur vazhdimisht imazhe ku shfaqet plot stil teksa vë në dukje barkun e rrumbullakosur.

Edhe së fundmi, Fifi në një foto që postoi në llogarinë e saj në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi 700 mijë persona shihet në formë të mirë.

E veshur me bluzë të bardhë, xhaketë dhe pantallona të gjelbër, Fifi kompletoi dukjen me aksesor ari dhe syze dielli.

“Qetash kom nis me u trashë, java e 29-të e shtatzënisë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, këngëtarja mbetet aktive me sjelljen e këngëve të reja, pak ditë më parë ai lansoi me videoklip “Presje”. /Telegrafi/