Këngëtarja e mirënjohur, Filloreta Raçi-Fifi ka publikuar bashkëpunimin me DJ PM dhe DJ Dagz.
Artistja e njohur dhe dy DJ kanë bashkuar forcat për të sjell këngën e parë bashkë pas daljes nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP.
Kënga mban titullin “Hana” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me klip që u realizua nga Imagine.
Për tekstin e projektit u kujdes Fifi, ndërsa miksimi dhe masterizimi nga Avaxus.
Producent i këngës është Fatjon Miftari, teksa në kitarë Astrit Stasfai, në fyell dhe kavall, Gent Hoxha.
Projekti tashmë është lansuar na kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.
Kujtojmë që Fifi dhe PM dhe Dagz vazhdojnë të komentohen për pjesëmarrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ata ishin pjesë e BB VIP për disa javë ndërsa Fifi u largua me dëshirën e saj për të iu përkushtuar shëndetit, teksa dy DJ u eliminuan me votat e publikut. /Telegrafi/