Site icon Telegrafi

Fifi komenton performancën e Robert Berishës: Tashmë s’mund të thoni që ai s’di të këndojë ‘live’

Këngëtari Robert Berisha ka konkurruar në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Telvisionin Shqiptar.

“Ajo nuk është unë”, titullohet kënga me të cilën ai u prezantua në këtë festival, dhe mdaje është kualifikuar edhe në natën finale të 22 dhjetorit.

Ai mori komplimente të shumta përsa i përket interpretimit, dhe një ndër to e mori nga vet tekstshkruesja e këngës së tij, njëherësh këngëtarja e njohur Filloreta Raç – Fifi.

Kjo e fundit publikoi në InstaStory një pjesë nga performanca e Robertit, duke e shoqëruar me mbishkrimin se tashmë askush nuk ka të drejtë t’i drejtohet atij me gjykime që s’di të këndojë live.

Lexo po ashtu Interpretim fantastik dhe emocion, por Kanita nuk kualifikohet në finalen e Festivalit të Këngës në RTSh

“Besoj që më s’mund të thuani: Robert s’din me këndua live“, kanë qenë fjalët e Fifit.

Foto: Fifi/InstaStory

Në finalen e madhe të 22 dhjetorit përndryshe konkurrojnë edhe 11 këngëtarë të tjerë, të cilët garojnë për çmimin e parë që çon fituesit si përfaqësues të Shqipërisë në “Eurovision 2020”. /Telegrafi/

Exit mobile version