Edhe pse pohon se është e çliruar nga komplekset për t’u dukur mirë, Filloreta Raçi në javët e fundit vazhdon të sjellë imazhe, në të cilat duet bukur.
Këngëtarja, e njohur me emrin artistik Fifi, gjithnjë e më shumë po josh interesimin e fansave me dukjen e saj.
Kësaj radhe, ajo ka publikuar një fotoportret të sajin me fytyrën në plan të parë dhe flokët e gjata të zeza.
Një orë pas publikimit, fotografia ka marrë mbi 22 mijë pëlqime, ndërsa këngëtarja ka marrë komplimente të shumta për dukjen e saj përmes komenteve.
Sa i përket karrierës muzikore, ditë më parë, Fifi publikoi bashkëpunimin me Bllekin, “Mbi dozë”. /Telegrafi/