Telegrafi

Fifi dhe Young Zerka së shpejti publikojnë këngën “Pa Gajle”

Fifi dhe Young Zerka (Foto: Instagram/fifi/official.fr)

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, ka dëshmuar se ka një vend të veçantë në industrinë muzikore.

Krejt kjo, për shkak të veçantisë që ka, e po ashtu edhe për prodhimin e teksteve për veten dhe figura të njohura të estradës shqiptare.

Ajo së fundmi ka paralajmëruar edhe bashkëpunimin e radhës, e që kësaj here vjen me këngëtarin Young Zerka.

Ditë më parë ata kishin publikuar imazhe nga xhirimet e klipit, teksa kishin etikuar njëri-tjetrin në përshkrimin e fotografisë.

Tashmë, janë zbuluar edhe detaje të reja përmes rrjetit social Instagram, duke njoftuar se kënga e tyre mban titullin “Pa Gajle”.

Fansat e dyshes në mënyrë të menjëhershme kanë filluar komente pozitive, duke pritur që sa më shpejtë të lansohet dueti. /Telegrafi/