Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, ka dëshmuar se ka një vend të veçantë në industrinë muzikore.
Krejt kjo, për shkak të veçantisë që ka, e po ashtu edhe për prodhimin e teksteve për veten dhe figura të njohura të estradës shqiptare.
Ajo së fundmi ka paralajmëruar edhe bashkëpunimin e radhës, e që kësaj here vjen me këngëtarin Young Zerka.
Ditë më parë ata kishin publikuar imazhe nga xhirimet e klipit, teksa kishin etikuar njëri-tjetrin në përshkrimin e fotografisë.
Tashmë, janë zbuluar edhe detaje të reja përmes rrjetit social Instagram, duke njoftuar se kënga e tyre mban titullin “Pa Gajle”.
Fansat e dyshes në mënyrë të menjëhershme kanë filluar komente pozitive, duke pritur që sa më shpejtë të lansohet dueti. /Telegrafi/