Fifi dhe Young Zerka kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Lali” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin u kujdes Alandy.
Videoklipi ndërkohë u realizua nga produksioni i njohur nga Shqipëria, Max Production.
Artistja nga Ferizaj është kthyer në top formë pak muaj pas lindjes së fëmijës së parë.
E njëjta nisi menjëherë me përgatitjet për këngët e reja e po ashtu edhe me koncerte.
Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fifit. /Telegrafi/