Telegrafi

Fifi dhe Young Zerka paralajmërojnë bashkëpunim

Fifi dhe Young Zerka (Foto: Instagram/fifi.official.fr/youngzerka)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, nuk e ka ndërmend të ndalet kohëve të fundit.

Pas lansimit të njëpasnjëshëm të disa nga projekteve muzikore, tashmë ajo paralajmëruar këngën e radhës, që kësaj here vjen në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për këngëtarin Young Zerka, i cili në estradë njihet për një veçanti dhe lloj interesant të interpretimit.

Kështu, përmes rrjetit social Instagram dyshja kanë publikuar fotografi të realizuara në të njëjtin vend, ndërsa kishin vënë emrin njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Fifi publikon ripërpunimin e këngës "A po vjen me mu"

Fifi është shfaqur tejet tërheqëse, e veshur me një fustan të zi dhe elegant, ndërsa flokët ka vendosur që ti lidhë lart kokës.

Në po të njëjtën mënyrë është veshur edhe Young Zerka, por ky i fundit ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër për kostumin e tij.

Fansat e artistëve kanë filluar menjëherë komentet pozitive, duke treguar padurim deri në lansimin e duetit. /Telegrafi/