Telegrafi

Fifi i del në mbështetje Gjikos, pas reagimit për akuzat e dhunimit të një të miture

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, ka bërë sot (e premte) një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

Ky reagim vjen pasi disa persona kanë rikthyer në vëmendje një rast ku ai akuzohet për përdhunimin e një të miture – rast i cili është ende në hetim e sipër nga gjykata.

I irrituar nga kjo ai bëri një deklaratë të gjatë në InstaStory, drejtuar personave që po e lakojnë emrin e tij.

Lexo po ashtu Gjiko vjen me një reagim pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares dhe rikthimit të akuzave ndaj tij: Secili po ia hedh fajin tjetrit, ma keni shqetësuar e tmerruar familjen

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thoni pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E faturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falënderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka me fole”, ka shkruar mes të tjerash reperi pejan në InstaStory.

Foto: Gjiko/InstaStory

E mbi këtë deklaratë, ai mori mbështetje nga kolegia e tij, kantautorja e njohur Filloreta Raçi – Fifi.

Kjo pasi Fifi, e cila realizoi dy bashkëpunim me Gjikon këtë verë, e ka rishpërndarë gjithashtu në InstaStory shkrimin e kolegut të saj, duke i dhënë kështu mbështetje.

Foto: Fifi/InstaStory

Rikthimi në vëmendje i akuzave për përdhunimin e një të miture është rikthyer në vëmendje këto ditë, pas rastit të paprecedentë të dhunimit të 11-vjeçareje nga pesë personi që ndodhi këto ditë në Prishtinë.

Lexo po ashtu Fifi kapet me aktivisten në protestën për 11-vjeçaren dhe bërtet me tone të larta: Unë e kam organizuar këtë gjë

E lidhur me këtë të fundit, Fifi dhe shumë figura të tjera publike ishin prezentë në protestat që u mbajtën në tri kryeqendrat shqiptare: Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. /Telegrafi/