Telegrafi

Fifi akuzon S4MM dhe Fajt se vodhën idenë e klipit të saj “Limonat”- Reagojnë reperët

Fifi, S4MM dhe Fajt Foto: Instagram

Artistja e njohur, Filloreta Raçi- Fifi, tashmë është bërë ndër më të dëgjuarat në estradën shqiptare.

Por, së fundmi ajo ka akuzuar dy rep-artista, të cilët sipas saj i kanë kopjuar idenë e klipi “Limonat”.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë skena nga këngë e S4MM dhe Fajt, duke thënë se ky klip ngjason me diçka tjetër.

Tutje në postimin e dytë ajo shpërndau klipin e këngës “Limonada” ku shihen skena të njëjta, teksa vetura sillet në një ambient të kapur.

“Kam inspiruar ndër vite, e them pa modesti. A bënë të më dekoroni të pakën për inspirim”, është shprehur tutje Fifi.

Ndërkaq, që të dy reperë kanë reaguar në rrjete sociale, ndërsa S4MM me ironi ishte shprehur se kjo e fundit është inspirimi i saj.

Foto: Instastory

Në anën tjetër, Fajt është deklaruar se është reper, kurse për dekorata ajo duhet të drejtohet diku tjetër. /Telegrafi/

Foto: Instastory