Telegrafi

FIFA zbulon formacionin më të mirë të vitit

Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.

FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në ceremoninë e filluar në Londër nga ora 19:30 e njohur ndryshe si “The Best”.

Pas ndarjes së çmimit për golin më të mirë, trajnerin dhe portierin më të mirë, radha edhi edhe për formacionin  më të mirë të vitit.

Lexo po ashtu Salah fiton çmimin 'Puskas', goli i tij ndaj Evertonit zgjidhet më i miri i vitit nga FIFA

Në formacionin më të mirë të vitit dominuan lojtarët e Real Madridit, që ishin katër gjithsej.

Portieri më i mirë i vitit u zgjodh spanjolli i Manchester Unitedit, David De Gea.

Në mbrojtje ishin Dani Alves, Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Marcelo.

Mesfusha përbëhej nga dy futbollistë dhe ata ishin: Luka Modric dhe N’Golo Kante.

Në anën tjetër, në sulm ishin katër futbollistë: Eden Hazard, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/