Telegrafi

FIFA zbulon dhjetë nominimet për trajnerin më të mirë

Foto: FIFA.com

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka zbuluar dhjetë nominimet për trajnerin më të mirë.

Lista me dhjetë trajnerë për çmimin ‘The Best FIFA Men’s Coach 2019’ është i bazuar në arritjet e tyre gjatë periudhës nga 16 korrik 2018 deri më 19 korrik 2019.

Përveç kësaj, kjo listë prej dhjetë trajnerësh  është përpiluar nga një panel ekspertësh në futbollin e meshkujve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FIFA BEST AWARDS

Listët i prijnë emra trajnerësh si Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Mauricio Pochettino, Erik Ten Hag dhe Tite.

Të gjithë fituesit e çmimeve do të zbulohen në ‘The Best FIFA Football Awards’ në Milano me 23 Shtator të këtij viti.

Ndryshe, vitin e kaluar ky çmim u fitua nga trajneri i Francës, Didier Deschamps. /Telegrafi/