Telegrafi

FIFA publikon listën e tre trajnerëve për çmimin ‘The Best’

FIFA ka publikuar listën e tre finalistëve për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë për sezonin e kaluar.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë ka filluar t’i publikojë listat e kategorive të ndryshme në futboll, derisa tani e ka zbuluar atë të trajnerëve.

Jurgen Klopp i Liverpoolit, Pep Guardiola i Manchester Cityt dhe Mauricio Pochettino i Tottenham Hotspurit, janë në listën e gushtë.

Trajneri gjerman shihet si favorit për ta fituar çmimin e madh të FIFA-së, pasi e ka fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar dhe përfundoi në vendin e dytë në Ligën Premier.

The Reds u mposhtën për një pikë nga Citizens në ligën angleze, duke mos arritur ta fitojnë trofeun më të çmuar në Angli. /Telegrafi/