Kosova vazhdon të marr përgjigje për kërkesat e dërguara në FIFA në lidhje me lojtarët që dëshirojnë të ndërrojnë përfaqësuesen.
Përgjigja pozitive e radhës ka qenë ajo për mesfushorin sulmues Elbasan Rashani, i cili luan me Rosenborg.
Ai mungoi në ndeshje me Finlandën shkak i dokumentacionit, shkruan Telegrafi.
“Elbasan Rashani tashmë mund të luajë për Kosovën. Jemi në pritje edhe për te lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Besart Berishën, Arbër Zenelin dhe Adis Nurkovicin”, ka thënë menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala për Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=dzbQtBtkUF8
Sulmuesi i njohur Besart Berisha që luan me Melbourne Victory ishte treguar muaj më parë që do të vinte të luante për Kosovë, ndërsa pritet të jetë i gatshëm t’i prijë sulmit për ndeshjen me Kroacinë.
https://www.youtube.com/watch?v=5EZpBZgUzDs
Arbër Zeneli është një nga prurjet më cilësore. Ai luan në Holandë me shumë sukses te skuadra e Heerenveen. Ai ka luajtur për Suedinë U-21.
https://www.youtube.com/watch?v=7HKU7p3G_Xc
Sa i përket prurjes së fundit që u bë edhe zhurmë për portierin boshnjak Adis Nurkovicin,e dhe ai pritet të pajiset me dokumente.
Ai luan në Bosnje Hercegovinë te skuadra e Travnik. Ia ka lindur në këtë vend. /Telegrafi/