Telegrafi

FFK licencon nëntë skuadra kosovare për garat evropiane

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përfunduar procesin e licencimit të klubeve për edicionin 2020/2021 të garave të UEFA-s.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 4 maj deri sot me datë 14 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e 10 klubeve aplikuese, për herë të parë edhe në konkurrencën e femrave.

Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nga klubet, Komisioni ka marrë vendim që t’ u jap licencën nëntë klubeve si në vijim:

KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilan
FC Prishtina
KF Feronikeli
FC Llapi
KF Drenica
KF Trepça 89
KFF Mitrovica

Klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e rregullores së licencimit është: KF Flamurtari.

Palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit të Shkallës së Parë kanë të drejtë ankese deri me 19 maj 2020 në ora 16:00.

Kujtojmë që nga ky vit për herë të parë tri skuadra nga elita e futbollit kosovar do të kenë të drejtë të luajnë në garat evropiane, kampioni në Ligën e Kampionëve ndërsa vendi i dytë dhe fituesi i Kupës në Ligën e Evropës. /Telegrafi/