Telegrafi

Ferran Torres futet në mesin e 10 transferimeve më të shtrenjta në histori të Barcelonës – por kush janë më të kushtueshmit?

Barcelona ka zyrtarizuar blerjen e Ferran Torres nga Manchester City për një shifër për 55 milionë euro.

Lojtari ka nënshkruar këtë të martë për pesë sezone të tjera, deri në qershor 2027.

Klauzola e tij është 1 miliard euro, ndërsa operacioni mund të arrijë shifrën e 65 milionë eurove nëse arrihen bonuset, ndërsa çmimi aktual është 55 milionë euro.

Por ku qëndron Ferran Torres në mesin e blerjeve më të mëdha të klubit? Ai aktualisht është blerja e 9-të më e madhe e klubit blaugrana.

Philippe Coutinho mbetet në krye si blerja më e shtrenjtë, ndërsa aty janë edhe Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.

10# Malcom Filipe Silva de Oliveira (41 milionë euro)

9# Ferran Torres (55 milionë euro)

8# Neymar da Silva Santos Júnior  (57 milionë euro)

7# Miralem Pjanic (60 milionë euro)

6# Zlatan Ibrahimovic (69.5 milionë euro)

5# Luis Suarez ( 81.7 milionë euro)

4# Frenkie de Jong (86 milionë euro)

3# Antoine Griezmann (120 milionë euro)

2# Ousmane Dembele (105 + 40 milionë euro)

1#  Philippe Coutinho (120 + 40 milionë euro)

/Telegrafi/