Site icon Telegrafi

Fernando Torres publikon formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur – përbehet nga disa skuadra

Ferndan Torres ka publikuar formacionin me lojtarët që ka luajtur gjatë karrierës së tij në Evropë, e që përbëhet nga më të ndryshmet.

Sulmuesi spanjoll festoi në fillim të kësaj jave ditëlindjen e 36-të, ndërsa u pensionua pas dy sezonesh të kaluar te Sagan Tosu në Japoni.

Karriera e tij më shumë përshkruhet në Angli, pasi me Liverpoolin kishte shkëlqimin më të madh, për të dështuar më pas te Chelsea, mirëpo kujtohet ende goli i tij ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

El Ninjo ishte pjesë edhe e skuadrave si Atletico Madrid, Milan dhe në Kinë, ndërsa tani ka zbuluar lojtarët më të mirë që ka luajtur.

Portier: Jan Oblak.

Mbrojtësit: Carles Pyol, John Terry dhe Diego Godin.

Mesfushorët: Xavi, Javier Msacherano, Andres Iniesta, Steven Gerrard, Xabi Alonso.

Sulmuesit: David Villa, Fernando Torres. /Telegrafi/

Exit mobile version