Telegrafi

Ferdinand lavdëron Alexander-Arnoldin: Më i miri që nga koha e Cafus

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand pranon se është një tifoz i madh i mbrojtësit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Ferdinand, tani një ekspert i mediave, beson se Alexander-Arnold po vendos standarde të reja në krahun e djathtë.

Duke folur në një seancë për Q&AInstagram, Ferdinand ka zgjedhur fjalët më të mira për mbrojtësin e ri anglez të Liverpoolit.

Lexo po ashtu Cafu: Alexander-Arnold mund ta fitojë Topin e Artë

“E pashë atë kundër Atletico Madridit në Anfield. Nga e djathta, për 45 minuta në pjesën e parë, nëse ndonjë fëmijë dëshiron të shohë një lojtar që luan lojën moderne në të djathtën e tij, merrni atë klip 45-minutësh”.

“Mënyra se si ai kontrolloi lojë nga e djathta … personi i fundit që pashë ta bënte këtë ishte mbase Cafu”.

Lexo po ashtu Alexander-Arnold në histori të Ligës Premier për asistime

“Trent është një futbollist absolut i çmendur”.

“Nuk më intereson se çfarë thotë dikush tjetër, ai luan për Liverpoolin, nuk më intereson”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/