Site icon Telegrafi

Fenomeni Eminem lanson këngën për filmin “Southpaw” (Audio)

“Phenomenal” është kënga e parë nga koleksioni i këngëve nga filmi “Southpaë”, producent muzikor i të cilit është Eminemi.

Sipas Entertainment Weekly, i gjithë albumi do të dalë në shitje në të njëjtën ditë kur del edhe filmi, më 24 korrik, transmeton koha.net

Produksioni që ka bërë albumit ka treguar se ata e kanë ndjekur punën e filmit që nga fillimi dhe Eminemi i ka dedikuar shumë kohë krijimit të muzikës që do ta pasqyrojë më së miri filmin që pritet të jetë ndër më të mirët me boks ndonjëherë.

Kujtojmë që pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja dhe aktorja shqiptare, Rita Ora. /Telegrafi/

Exit mobile version