Telegrafi

Fenerbahce rikthen interesimin për Xherdan Shaqirin, turqit kanë gati ofertën

Klubi i madh turk, Fenerbahce thuhet se e ka rikthyer në agjendë të preferuarin e saj të vjetër, yllin shqiptar Xherdan Shaqiri.

Shaqiri momentalisht është me Zvicrën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku veçse ka filluar shkëlqimin me asistim tek goli i fitoren 1-0 ndaj Kamerunit.

Sipas mediumit turk Fotomac, Fenerbahce po e monitoron me kujdes Shaqirin dhe trajneri Jorge Jesus e do në Stamboll lojtarin që mund ta përdor në shumë pozicione sulmuese.

Fenerbahce synon ta fitojë titullin këtë sezon në Superligën e Turqisë dhe Shaqirin e sheh si një përforcim të madh në luftën drejt trofeut.

Drejtuesit e klubit turk thuhet se do të tentojnë në afatin e janarit huazimin e futbollistit 31-vjeçar, i cili mund të luaj si numër 10 dhe në dy krahët e sulmit.

Në anën tjetër, Shaqiri, i cili luan për skuadrën amerikane Chicago Fire, pasi ka bërë 36 paraqitje këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe regjistruar 8 asistime.

Kontrata e Shaqirit me klubin skadon në vitin 2024, ndërsa vlera aktuale në treg e është katër milionë euro.

Shaqiri në karrierën e tij ka luajtur edhe për skuadra si Liverpool, Inter, Stoke City, Bayern Munich dhe Basel. /Telegrafi/