Arda Guler është lojtari i ri i Real Madridit, duke mbyllur dilemat e mëdha se ku do të luajë në të ardhmen talenti i madh turk.
Ai ka refuzuar ofertat e Barcelonës, Milanit, Arsenalit, Ajaxit apo Sevillas.
Edhe pse klauzola e tij ishte 17.5 milionë euro, Real Madridi fitoi duke ofruar 20 milionë euro te Fenerbahce.
Klubi turk ka njoftuar po ashtu se në formë bonusesh janë edhe 10 milionë euro të tjera, ndërsa Fenerbahce do të fitojë edhe 20 për qind të shumës në shitjen e ardhshme të Guler.
Fenerbahçe statement reports final fee they got for Arda Güler from Real Madrid ⤵️💰🇹🇷 #RealMadrid
◉ €20m in transfer fee.
◉ €10m performance based bonus.
◉ 20% sell on clause. pic.twitter.com/jficQXcVnq— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 6, 2023
Çelësi për vendimin e tij ishte se Guler donte të shkonte në Madrid pasi ishte ëndrra e tij. /Telegrafi/