Telegrafi

Fenerbahce në bisedime zyrtare me Burnleyn për Aro Muric

Arijanet Muric është padyshim në mesin e lojtarëve më të kërkuar në këtë verë, sidomos pas sezonit që kishte me Burnley.

Skuadra që drejtohet nga Vincent Kompany ia doli të rikthehej në Ligën Premier, duke e fituar Championshipin.

Gardiani i Përfaqësues së Kosovës ishte padyshim njëri ndër më meritoret me pritjet e tij për të ndihmuar skuadrën që të rikthehet në elitën e futbollit Anglez.

Lexo po ashtu Portierit Aro Muric i dyfishohet vlera në treg në dy muajt e fundit të sezonit me Burnley

Andaj, kjo formë e tij ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, në mesin e tyre është edhe Fenerbahce, raporton AS.

Klubi turk ka filluar bisedimet me Burnleyn për transferimin e 24-vjeçarit, mirëpo janë në dijeni se është tejet e vështirë.

Kompany e sheh Muricin si pjesë kyçe të planeve të tij, ndërsa ky i fundit vështirë se do të largohej nga Anglia për të luajtur në Turqi.

Mirëpo, një ofertë e lartë do të ndryshonte mendjen e bordit të klubit anglez, që mund të vendosnin për shitjen e portierit. /Telegrafi/