Fenerbahce vazhdon të bëjë pazaret e tyre të verës në Itali, duke u përpjekur të bindë Nico Dominguez të largohet nga Bologna, ndërsa është në bisedime për Zeki Celik të Romës dhe mbrojtësin e djathtë të Torinos, Mërgim Vojvoda.
Skuadra turke tashmë ka nënshkruar nga Seria A me sulmuesin Edin Dzekon si lojtar të lirë nga Interi dhe thashethemet e fundit të transferimeve i kanë vendosur sërish në negociata me skuadrat italiane.
Sipas mediumit Sportitalia, Fenerbahce po kërkon transferimin e tre lojtarëve: Dominguez (Bologna), Celik (Roma) dhe reprezentuesin e Kosovës, Vojvoda nga Torino.
Ky medium shton se një propozim fillestar për Dominguez u refuzua me 9 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse, por që Fenerbahce do ta rrisë atë më afër çmimit të kërkuar prej 15 milionë eurosh dhe do të jetë i përgatitur të dyfishojë pagën aktuale të mesfushorit.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) July 27, 2023
25-vjeçari argjentinas është në merkato, pasi kontrata e tij me Bolonjën skadon në qershor të vitit 2024.
Ata dihet gjithashtu se janë në bisedime me Romën për mbrojtësin e krahut Celik, i cili do të shijonte një rikthim në Turqi, në një marrëveshje që do të ishte në huazim me një opsion për të blerë në fund të sezonit.
Nëse kjo lëvizje nuk realizohej, atëherë një tjetër alternativë në krahun e djathtë është Vojvoda i Torinos. /Telegrafi/