Arbër Zeneli është një ndër lojtarët më në formë shqiptar në rrafshin ndërkombëtar.
Sulmuesi i krahut me paraqitjet e mira në kampionatin holandez dhe përfaqësuesen e Kosovës, ka bërë që të interesohen shumë klube evropiane.
Një ndër klubet më të interesuara është skuadra e Fenerbahçes, shkruajnë sot mediat turke.
“Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për afatin kalimtar të janarit. Zeneli ka dëshmuar veten në Holandë. Fenerbaçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”, shkruan “fanatik.com.tr”.
“Kanarinat e verdha” zë vendin e 13-të në Superligën e Turqisë gjersa në Ligën e Evropës zë vendin e dytë në Grupin D.
Futbollisti 23-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit holandez ka shënuar dy gola në 12 paraqitje dhe ka shtatë asistime.
Ndryshe, kartoni i futbollistit tonë sipas transfermarkt.de kap shifrat rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/