Vedat Muriqi është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, pas formës së jashtëzakonshme me Fenerbahcen.
Sulmuesi nga Kosova në vitin e tij të parë me gjigantin nga Stambolli ka shkëlqyer, ku ka shënuar 17 gola e ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.
Falë këtyre statistikave, Muriqi po kërkohet nga shumë skuadra, kryesisht nga ato angleze.
Tottenham Hotspur, WBA, Leicester City e Brighton janë skuadrat që kanë shprehur interesim nga Liga Premier për sulmuesin kosovar.
Ndërkohë Muriqi kërkohet edhe nga ekipe tjera si Roma, Lazio, Napoli, Fiorentina e Stade Rennes.
Media prestigjioze turke Sabah ka shkruar sot se Fenerbahce ka vendosur përfundimisht për çmimin e Muriqit.
Gjiganti nga Stambolli i ka bërë me dije skuadrave të interesuara, se për ta lënë të lirë kosovarin duhet të bëjnë oferta mbi 25 milionë euro.
26-vjeçari ka kontratë me Fenerbahcen deri në qershor të vitit 2023, por duket se ai do të largohet këtë verë për tu transferuar në Angli ku është destinacioni më i mundshëm për prizrenasin. /Telegrafi/