Site icon Telegrafi

Fenerbahce dhe Mourinho e duan në skuadër – Gundogan iu jep përgjigje nga Stambolli

Javët e fundit, ka pasur spekulime në rritje për të ardhmen e Ilkay Gundogan te Barcelona edhe pse klubi nënshkroi me të verën e kaluar, por ata janë të gatshëm të orkestrojnë një shitje për të lehtësuar barrën e tyre financiare.

Fenerbahce kishe interesim për Gundogan, me trajnerin Jose Mourinho që e donte mesfushorin gjerman me prejardhje turke në skuadrën e tij për sezonin 2024/25 dhe më tej.

Mirëpo, Gundogan i ka thënë Barcelonës në mënyrë private se nuk dëshiron të largohet dhe këtë qëndrim e ka ripërsëritur kur foli për mediat turke të enjten.

“Një ditë mund të transferohem në Superligën e Turqisë, por jo këtë verë”, deklaroi ai.

 

Nuk do të kishte kuptim që Barcelona të shesë Gundogan, pavarësisht nga problemet e tyre financiare. Ai ishte një nga lojtarët e tyre më të mirë sezonin e kaluar.

Për më tepër, ai nuk do të kishte një tarifë të madhe transferimi për shkak të moshës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version