Telegrafi

Fejohet Robert Pattinson

Aktori Robert Pattinson është fejuar me të dashurën e tij prej 6 muajsh, artisten FKA twigs.

Çifti për herë të parë janë parë bashkë në shtatorin e vitit të kaluar, pas dramës së kaluar nga Pattinson me ish-të dashurën Kristen Stewart.

FKA twigs është një këngëtare britanike ndërsa lajmi për fejesë ka ardhur së pari nga T-Pain, i cili rastësisht në një intervistë ka treguar se dyshja janë fejuar por më pas është munduar ta mbulojë duke thënë se ishte shaka për 1 prill, transmeton Koha.net.

Por, revista People ka konfirmuar se Pattinson e Twigs janë fejuar pasi ata po kalojnë shumë mirë së bashku e madje edhe jetojnë bashkë kur janë me një vend.