Telegrafi

Fatih Terim e dëbon nga skuadra dhe ia ndërprenë huazimin N’Zonzit, francezi nuk dëshirohet as nga klubi i tij Roma

Steven N’Zonzi nuk po zë vend askund, pasi është dëbuar edhe nga Galatasaray.

Kampionët në fuqi të Turqisë e kishin marrë francezin si huazim me të drejtë blerje nga Roma.

Por qysh në muajin dhjetor Galatasaray e ka ndërprerë huazimin e tij, pasi lojtari është dëbuar nga trajnerin Fatih Terim.

Kampioni i Botës me Francën kishe debatuar me teknikun turk në stërvitje derisa i kishte thënë se është futbollist që vlen 25 milionë euro.

Kaq ka mjaftuar që Terim të tregojë se kush është ‘shefi’ te Galata, pasi fillimisht e ka përjashtuar atë nga stërvitja pastaj edhe e ka suspenduar klubi.

Galatasray ka njoftuar Romën se huazimi i N’Zonzit do të ndërpritet në dhjetor dhe lojtari fillimisht do të rikthehet në Itali.

31-vjeçari nuk është i dëshiruar as nga Roma që e ka nxjerrë menjëherë në shitje.

Lyon dhe Everton janë dy skuadrat që e duan atë, ndërsa Roma shpreson që të fitojë më shumë se 15 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/