Pjesëmarrja dhe fitorja në Big Brother VIP Albania 2 e vendosi në qendër të vëmendjes dhe ai po vazhdon të shijojnë këtë famë dhe sukses.
Bëhet fjalë për këngëtarin, Luiz Ejlli, i cili aktualisht ndodhet në Amerikë për turneun e radhës muzikor.
Artisti shkodran po mban koncerte në disa prej qyteteve më të mëdha në atje dhe bashkatdhetarë të shumtë kanë ndjekur nga afër performancat e tij.
Por, përveç që po e shijojnë muzikën e tij, fansat e kanë shprehur në mënyra të ndryshme admirimin për të, siç ishte ajo e hedhjes së parave në skenën teksa ai po këndonte.
Ndërkohë, së fundmi një adhurues i tij i dhuroi autorit të “2 Shotsa” një orë dore, të cilën e hoqi dhe i tha se e kishte sjellur si dhuratë për të.
Luizi pas një insistimi për të ia rikthyer dhuratën më pas e mori dhe ia dha njërit prej anëtarëve të ekipit të tij.
Ejlli përndryshe u konsiderua si ‘fenomen’ në lojën e tij gjatë edicionit të dytë të BBVA dhe bëri për vete shumë fansa.
Pas daljes, këngëtari tashmë ka realizuar disa projekte muzikore, i fundit është ai solo “Përjetësisht”. /Telegrafi/